‘Zogjtë në parajsë’: Flamingot e Shqipërisë lulëzojnë nën bllokimin nga virusi

“Me turistët në shtëpi, anijet e ankoruara dhe fabrikat e heshtura nën bllokimin prej koronavirusit, flamingot rozë të Shqipërisë dhe pelikanët kaçurrelë po lulëzojnë në qetësinë e re të lagunave që përshkojnë vijën bregdetare perëndimore të vendit,” nis kështu artikulli i AFP për shpendët e vecantë që kanë ardhur së fundmi në vendin tonë.

Sipas AFP një tufë në rritje e mijëra flamingosh kohët e fundit po përhapet në ujërat e ndritshme të Lagunës së Nartës, një vend i rëndësishëm për zogjtë migratorë në brigjet e Adriatikut. Numri i tyre është rritur me gati një të tretën deri në rreth 3,000 që nga janari, sipas autoriteteve të parkut.

Në artikull thuhet se në vitet e fundit, urbanizimi i pakontrolluar, dhe aktiviteti industrial kanë kërcënuar ekosistemet në zonën e mbrojtur të rrethuar nga kodra të pastra, por bllokimi i Koronavirusit i imponuar më 9 mars, megjithatë, ka sjellë një rikthim të mirëpritur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT