“30 milionë euro për Teatrin”, Basha: Të kujt janë këto para? Do gjejmë të gjitha format e protestës

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture. Thonë do ta bëjmë teatrin me lekët tona. Por me çfarë lekësh? Me lekët e shqiptarëve? Unë kam takuar shumë njerëz dhe gjendja është aty ku s’mban më. Të kujt janë lekët për teatrin? 30 milion euro. Të kujt janë të Lali fikut? Janë lekët e shqiptarëve”, tha Basha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës.

Më tej, Basha tha se Rama është përgjegjës direkt për të infektuarit në Kurbin, Krujë e Durrës pasi refuzoi të paguante punonjëset e fasonerisë.

“Është përgjegjësi që ka infektuar Kurbinin, Krujën dhe Durrësin. Dje kishim raste të reja në Durrës se ai ka rrasur gratë dhe vajzat në hapësira të vogla te fasonet. Se refuzon t’i paguajë. Ky kryeministër është e keqja e këtij vendi. Mendon vetëm për pasurinë e tij dhe të disa njërëzve që mban rreth vetes.

Nuk ka të drejtë bashkia e Tiranës të shembë një monument kulture. I gjithë ky vrap bëhet për të tërhequr vemëndjen se Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan.Ky do jetë dimri më i vështirë për shqiptarët”, tha Basha.

Ndërkohë i pyetur për formën e protestës së opozitës për të mbrojtur Teatrin, Lulzim Basha shtoi “Ne do gjejmë të gjitha format e mundshme të protestës. Do respektojmë distancën dhe rregullat. Atëherë kur paratë e taksave të rritura u duhet t’ku kthehen shqiptarëeve, ky kryeministër zhytet më thellë në zullumet e vjedhjes.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT