5 maji, Meta “harron” Dvoranin dhe grushtin e shtetit: Liria sot cënohet në forma të reja

Në ditën e Dëshmorëve është mirë të kujtojmë se liria e pavarësia nuk duhet të mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen në forma të reja, nënvizoi presidenti Ilir Meta, pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Të mos bëhemi mendjelehtë dhe ti marrim lirinë e pavarësinë si të dhëna njëherë e përgithmonë pasi nëse nuk jemi të vëmendshëm e të përqëndruar dhe vigjilentë, ato janë të cënueshme. Liria e pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë pasi në kohë të reja cënohen dhe në forma të reja.

Kreu i shtetit tërhoqi vëmendjen dhe në edukimin e të rinjve me sakrificat që shqiptarët kanë bërë për të fituar lirinë e pavarësinë.

“Do ishte më mirë ti kushtonim më shumë vëmendje të rinjve dhe në procesin e edukimit dhe mësimdhënies. Një herë në jetë të shkojnë të vizitojnë Borovën apo vende të tjera ku të shohë e të prekë ata masakra barbare që kanë për jetuar jo vetëm burrat e gratë por dhe foshjat e të moshuarit nga masakrat cnjerëzore të pushtuesve për të kuptuar se liria e pavarësia kanë ardhur përmes një sakrifice të jashtëzakonshme” tha Meta ne një pronocim për median paraditen e sotme pas homazheve.

Meta iu shmang pyetjeve lidhur me me vendimin që KLGJ do të marrë sot për qëndrimin në detyrë apo jo të Ardian Dvoranit. Gjithashtu nuk iu përgjigj as pyetjes nëse do ta vazhdonte betejën kundër “grushtit të shtetit” duke deklaruar se dita e sotme ishte dita dedikuar nderimeve dhe homazheve të dëshmorëve që dhanë jetën për Shqipërinë.

Proncimi i presidentit

“Sot përkujtuam me nderim 5 Majin, në një mënyrë krejt të veçantë, për shkak të situatës së pandemisë dhe të kufizimeve, që na kanë bërë të pamundur të shkëmbejmë nga afër përshëndetjet me veteranët, me familjet e dëshmorëve, por gjej rastin për t’i përshëndetur prej këtu ku prehen heronjtë dhe dëshmorët më të shquar të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe të Atdheut.

Kjo është Dita e Dëshmorëve, Heronjve dhe Martirëve të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që të mos bëhemi mendjelehtë dhe ta marrim lirinë e pavarësinë si të dhëna një herë e përgjithmonë. Nëse nuk jemi gjithmonë të vëmendshëm, të përqendruar dhe vigjilentë, ato janë të cenueshme dhe përmes cenueshmërisë së tyre, cenojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.

Ndaj edhe një herë sot dua të apeloj për t’i kushtuar një vëmendje më të madhe edukimit të të rinjve dhe të fëmijëve me Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me të vërtetat e saj më thelbësore, me sakrificat e saj të jashtëzakonshme.

Duhet të jetë e domosdoshme që të paktën një herë në jetë, çdo fëmijë shqiptar të shkojë, edhe falë programeve të shkollave, për të vizituar Borovën apo edhe vende të tjera, për t’u njohur me masakrat barbare të pushtuesve që kanë përjetuar jo vetëm burrat dhe gratë, por edhe foshnjat, edhe të moshuarit, si dhe për të kuptuar se liria dhe pavarësia kanë ardhur përmes një lufte të shenjtë, që duhet të mbrohet, por jo vetëm kaq.

Liria dhe pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë, sepse në kohët e reja cenohen në forma të tjera. Sot është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka të shenjtë për vendin tonë.

Jo vetëm kaq, por është edhe një ditë për t’u angazhuar në mënyrë që Shqipëria e lirë dhe demokratike për të cilën ata dhanë jetën, të realizohet plotësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT