Alarm në Berat/ Shënohen 5 raste të reja me COVID 19, infektohet edhe një infermiere e Kirurgjisë

Berati është kthyer në një ndër vatrat më të nxehta të koronavirusit në vend.

Së fundmi, raportohet se janë konfirmuar edhe pesë rastet të reja me COVID-19, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë qytet që duket se nuk do jetë më “zonë e gjelbër”.

Të gjithë personat e infektuar janë raste kontakti, pasi rezultojnë familjarë të punonjëses së bashkisë së Beratit, e cila rezultoi dje pozitive me koronavirus.

Ndërkohë, mes personave pozitivë të konfirmuar sot është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku sot pritet të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT