Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati 2 padi për në SPAK. Kallëzohen ministra e drejtorë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të ngrejë 2 padi në SPAK, ku palët e akuzuara do të jenë 2 ministra, drejtorin e Teatrit Kombëtar dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit.
Padia e parë do të jetë për Ministren e Kulturës Elva Margariti dhe drejtorët e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi pretendojnë se nuk është bërë inventari i sendeve dhe kostumeve brenda Teatrit Kombëtar para se të shëmbej.
Kallëzimi i dytë do të jetë për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”, vepër që sipas tyre është konsumuar kur është goditur teatri, pasi një pjesë e aktorëve ishin brenda godinës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendon se në ato moment mund të ishte rrëzuar e gjithë godina dhe të shkaktonte edhe dëme njerëzore, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Ministri Lleshaj dhe drejtori Veliu, së bashku me zyrtarët e tjerë të policisë akuzohen edhe për ushtrim dhune ndaj protestuesve.