Ata që kanë ankth nga karantinimi apo virusi do të këshillohen falas nga psikologët

Të gjithë ata qytetarët që kanë shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19, mund të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, që është një shërbim për këshillim psikologjik falas.

Ministria e Shëndetësisë vendosi në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes.

Shërbimi i ri që shtohet është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të certifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00.

Që nga fillimi dhe deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje.

Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT