Balla për teatrin: Në demokraci vendos shumica, policia veproi sipas protokollit

Kreu i grupit PS-së, Taulant Balla,tha për prishje e Teatrit Kombëtar se në demokraci vendos shumica dhe hodhi poshtë akuzat ëpr sjellje të dhunshme të Policisë së Shtetit.
“Nëse do të kishte pasur kërkesë për referendum do të diskutohej. Luli dhe Monika vetëm te teatri nuk e kanë hallin. Demokracia është një nga gjetjet më të mira që ka gjetur njerëzimi. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të dëgjojë. Ne festojmë 100 vjetorin e Tiranës.Tirana ço ditë po ndryshon dhe po stoliset me ndërtime që i bëjnë nder.
Dhunë nga policia? Sa kohë që PS-ja të jetë në qeverisje, nuk ka për të pasur kurrë krahasim, mes sjelljes mes Policisë së Shtetit sot dhe sjelljes kur ishte Sali Berisha.
Policia e Shtetit ka vepruar sipas çdo protokolli dhe nëse do të bëni krahasime merrni pamjet e protestave në Gjermani. Askush nuk mund të marrë peng zhvillimin e Shqipërisë”, theksoi ai.
Ai shtoi se për Shqipërinë që në vitin 2020 fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE duhet që këtë vit brenda qershorit të jenë miratuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
“Çdo vendim duhet diskutuar brenda institucioneve. Më në fund ne jemi në fillim të punës për t’i dhuruar Tiranës dhe Shqipërisë një teatër që e meriton. Ish-godina e teatrit nuk i bënte aspak nder vendit. Nëse ne do të kishim dëgjuar Sali Berishën parku rinia do të ishte sot me kioska”.