Basha: Përgjegjësit për prishjen e teatrit do të ndëshkohen, në Evropë shikohet si sjellje fashiste

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se shembjen e Teatrit Kombëtar mediat e huaja e kanë quajtur si një krim fashist. Ai tha se ndërtesa do të ndërtohet ashtu siç ka qenë dhe se përgjegjësit e kësaj ngjarjeje, nga i pari tek i fundit do të ndëshkohen.
“Jemi në një pikë kthese, shumë artikujt të medieve të huaja e kanë cilësuar shembjen e Teatrit si një krim fashist që vjen era korrupsion.
Nga reagimet e Donald Tusk dhe komisionari Varhelyi, tek një njeri që ka punuar shumë për hapjen e negociatave. Shumë zëra nga Evropa janë bashkuar për të dënuar krimin që ndodhi të dielën në mëngjes.
Krimi përbëhet nga pjesa materiale që është shkatërrimi i një ndërtesë historike, kulturore me rëndësi për Shqipërinë, por edhe për Evropën, pasi mbrohej nga Evropa Nosta që e renditi në 7 monumentet që duheshin mbrojtur.”, tha Basha në Ora News duke shtuar “Pjesa tjetër është fakti që një galvanizim i këtij inati nuk është parë kur u shembën shtëpitë te Unaza e Re apo në fund të bulevardit të ri. Nuk u pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore dhe mbyllja e televizioneve kritike ndaj qeverisë. as kur Shqipëria u kthye në një hambar droge. Kjo është pika e kthesë, vija e kuqe.
Ndërtesa do të ndërtohet ashtu sikurse ka qenë, aty ku ka qenë dhe ata që morën pjesë në këtë krim, nga i pari deri te i fundit do të përballen me drejtësinë dhe ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin dhe i qëndroj me nderin tim. “