Basha: Qeveria, frikë nga SPAK

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i PD Lulzim Basha hodhi dyshime se Ministria e Shëndetësisë ka djegur dokumentet e e tenderave. Sipas  liderit të opozitës, me nisjen e hetimeve të SPAK, zyrtarët e këtij dikasteri  i kanë vënë flakën zyrës së prokurimeve.

Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë, ofertat, kontratat e tenderave sekretë është, sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe u kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test për jetë a vdekje për SPAK-un. Në qoftë se dështon në këtë test, praktikisht, SPAK-u i ri ka lindur i vdekur.

Pak minutë para se kryeministri Rama të pranonte publikisht që po punojnë mbi një draft për lejimin e hashashit, Lulzim Basha e akuzoi qeverinë se po kanabizon vendin.

Eshtë investuar personalisht para gjashtë javësh duke kërkuar legalizimin e kanabisit dhe për të cilin ka nisur bashkë me kupolën e lartë socialiste dhe kupolën e banditëve të banditëve të Partisë Socialiste, procesin e kanabizimit në të gjithë vendin dhe për të cilin janë informuar shumë mirë dhe janë në dijeni edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Laku në qafen e kësaj qeverie regjim po ngushtohet.

Kryedemokrati i jep fund aludimeve nëse opozita e bashkuar është e përçarë, duke u shprehur se kjo forcë do të sjellë largimin e Ramës nga qeveria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT