Bllokohen 19 ton mbeturina elektroshkëpiake që u deklaruan si funksionale, do të silleshin në Shqipëri

Guardia di Finanza në Ankona të Italisë ndaloi 2 shtetas shqiptarë, të cilët transportonin me kamion 19 ton mbeturina elektroshtëpiake, ku dominonin lavatriçet dhe furrat e bukës.

Kamioni ishte nisur nga Gjermania dhe kishte destinacion Shqipërinë, por gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shqiptarët kishin deklaruar se po trasportonin pajisje shtëpiake të përdorura dhe funksionale, çka e përmban legjistacioni italian.

Por, gjatë kontrollit rezultoi se materialet ishin mbeturina që duheshin asgjësuar dhe që transporti i tyre përbën veprën penale të trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

Shoferi i kamionit, shqiptari 25-vjeçar dhe një tjetër shqiptar 44-vjeçar, përgjegjës për transportin, me banim në Gjermani, u proceduan penalisht nga autoritetet doganore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT