Brataj: Nuk është çudi që në verë COVID-19 të shkatërrohet

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj mendon se virusi COVID-19 deri në verë do të jetë shkatërruar. Ai niset nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që kanë qenë në dy dekadat fundit, Sars dhe Mers.
“Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë”, tha ai.] në Euronews Albania.
Mjeku Brataj theksoi se masat e marra dhe distancimi social prodhoi uljen e shkallë së infektueshmërisë në vendin tonë. Ai renditi edhe faktorët që janë në favor të Shqipërisë, e cila sot ka një numër jo të madh të personave të infektuar.
Ai mendon se vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër.
“Unë mendoj se do të dalë shumë shpejt vaksina e Covid-it, sepse ka vënë në gjunjë shtete të fuqishme”.