Budina nga Shkodra: Teatri dëshmori i parë i rënies së demokracisë, t’a rikthejmë siç ishte

Regjisori Robert Budina ka folur nga Shkodra aty ku Aleanca po mbledh firmat për peticionin e rindërtimit të Teatrit Kombëtar.

Budina thotë se Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë prandaj dhe ka një sensibilizim të madh jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën.

”Ne kemi përdorur gjuhen e kultures, mencurise dhe jo armes. Ka nje sensibilizim ne gjithe europen jo vetem ne Shqiperi. I lumtur qe kam ardh ne qytetin e demokracise qe kane dhene jeten martire dhe jo vetem. Teatri komb ishte deshmori i pare i renies se demokracise. Ta rikthejme teatrin sic ishte. Kemi hapur nje ceshtje juridike pasi shembi teatrin duke qene artist brenda. Detyra jone me e veshtire.

Ne teater thuhen te vertetat, Shkodra ka ruajtur me fanatizem objektet e vjetra. Teatri migjeni ,teatri klasik.”- tha Budina.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT