“Covid-19 do zhduket në verë, si çdo virus”, mjeku pneumolog: Sanatoriumi t’i rikthehet pacientëve të vet

Mjeku pneumolog i Sanatoriumit, Arjan Mezini,u shpreh se ka ardhur momenti që spitali “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), i cili prej një muaji është vënë në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19, duhet t’i rikthehet pacientëve të vet, atyre që vuajnë nga sëmundje pulmonare, turbekulozi etj.
“Ka ardhur momenti që Sanatoriumi të rihapet për pacientët në funksion të të sëmurëve pulmonarë, atyre që vuajnë nga turbekulozi etj.
Tashmë po mbyllet java e katërt që në dispozicion të të infektuarve më COVID-19 janë 310 shtretër, tek Infektivi dhe Sanatoriumi dhe në përgjithësi numri i shtretërve s’i ka kaluar shifrat e 10-12 për qind. Që tregon se çdo gjë është e kontrolluar, ndaj mendoj se ka ardhur koha që Sanatoriumi t’i kthehet pacientëve të vet”, tha mjeku.
Sipas tij, kjo javë do të jetë vendimtare për të parë sjelljen e virusit që në javën e parë dëshmoi se është duke u larguar.