Çregjistrohen 1837 biznese në 4 muaj, por çelen më shumë

Statistikat e hapjes së bizneseve të reja tregojnë se jo të gjithë u tremben vështirësive dhe guxojnë të nisin një sipërmarrje edhe në gjendje krize.
Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë së në katër muajt e parë të vitit janë regjistruar 4292 veorimtari të reja biznesi.
Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë për 1837 aplikime për çregjistrim biznesi në të njëjtën periudhë kohore janar-fillim maji.
Veprimet janë bërë on line, jo në qendrën fizike, për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e infekssionit.