Dalin rezultatet e testeve serologjike, ja sa bluza të bardha rezultojnë pozitivë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar për herë të parë këtë të premte rezultatet nga testet serologjike, që kanë nisur prej së hënës së kaluar, në radhët e personelit mjekësor, që konsiderohen grupe të riskut.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë testuar 440 persona, staf mjekësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 11.2 përqind e të testuarve, por nuk është sqaruar nëse këta persona janë aktualisht pozitivë apo e kanë kaluar Covid-19.

“Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID-19.

Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë përqindjen e atyre që e kanë kaluar sëmundjen”, deklaroi MSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT