“Do harroni të merrni brekë e kanatjere”, Murrizi sulmon qeverinë: Viti 1997 do t’ju duket mjaltë…

Deputeti i djathtë Myslim Murrizi tha sot në Kuvend se buxhetit të shtetit do t’i mungojnë 1 miliardë euro prej pandemisë.

Kjo shifër sipas tij është tre herë me e lartë sesa paratë që humbën në firmat rentiere, në vitin 1997.

“Ju e patë se çfarë u bë në vitin 1997. Kur të çohen shqiptarët do t’ju duket 97-a mjaltë. Me katër korsi e keni autostradën e Durrësit, do harroni të merrni edhe brekë e kanatjere me vete” – tha Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT