Do ketë përplasje? Autobotë me ujë për shpërndarjen e njerëzve në gatishmëri për protestën (VIDEO)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur nga opozita si dhe një grup qytetarësh, po zhvillon protestën e radhës kundër qeverisë dhe bashkisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet për këtë çështje, pas asaj të së dielës dhe së hënës, ku pati edhe dhunë ndaj qytetarëve. Në protestë është edhe kryedemokrati Basha.

Policia ka marrë masa, duke kaluar në shërbim të përforcuar. Qindra efektivë janë në gatishmëri, ndërsa drejt protestës janë nisur edhe autobotë me ujë për shpërndarjen e njërëzve. Në videon e siguruar nga Gazeta SHQIP, shihet sesi autobotët nga Pallati me Shigjeta po i drejtohen qendrës.

Protestuesit kanë nisur të firmosin një peticion, me anë të të cilit kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte.

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar, në një ndërhyrje të befasishme në orët e para të mëngjesit ku nuk mungoi as dhuna nga forcat policore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT