“Doja të merrja 2 këmisha, më ndalove”, Artan Imami përplaset live me Budinën. Shpërthen regjisori dhe braktis emisionin

Aktori Artan Imami ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me regjisorin Edmond Budina, duke bërë që ky i fundit të braktiste emisionin.

Teksa regjisori Budina fliste për Teatrin, ka ndërhyrë aktori Imami i cili i ka thënë Budinës se ai kishte 2 vite e gjysmë që e kishte bllokuar Teatrin. “Mondi pse u bëre ti 2 vite e gjysmë pronar i atij teatri me dhunë”, i tha Imami regjisorit Budina, ndërsa ky i fundit fillimisht nuk e njohu por kur aktori i tha emrin, Edmond Budina refuzoi të fliste dhe e quajti pjesëmarrës në krimin e shembjes së godinës së TK.

Debati kaloi në akuza të ndërsjellta mes dy artistëve ç’ka solli dhe braktisjen e emisionin nga Edmond Budina. Pavarësisht ndërhyrjeve të moderatores Eni Vasili, regjisori Budina u largua.

DEBATI I PLOTË:

Imami: Mondi pse u bëre ti dy vite e gjysmë vite pronar i atij teatri me dhunë

Budina: Më fal kush jeni ju

Imami: Unë jam Tan Imami

Budina: Unë i dashur Artan nuk dua të flas me juve në këtë rast. Ju jeni pjesëmarrës në krim. Jeni te ata që nuk ngritën zërin kur policia ndërhyri

Imami: Ti gënjen mor burrë

Budina: Jo gënjen ti Artan.

Imami: Kur të thash do vi të marrë 2-3 këmisha, me the hajde hajde se ta tregojmë ne

Budina: Nuk flas me kriminelë. Do ta ndaloni atë apo të iki

Imami: Po fole boll.

Budina: Të lutem Eni do ta ndërpresësh atë

Imami: Të dëgjova në miting, kam 2 vite

Budina: Unë po iki, natën e mirë. Ik te partia merr ndonjë tender.

Imami: Kjo është e tmerrshme. Këta më kanë ndaluar mua të marrë gjërat e mia. Gjerat personale. Ky njeri i cili karakterin e ka kaq elastik

Eni Vasili: Jo ju lutem, ju lutem

Imami: Po çdomethënë kjo, le të flasi dhe ai për mua

Eni Vasili: Jo nuk mund të flisni kur ai nuk është këtu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT