E mrekullueshme/ Shqiptarët marrin në mbrojtje Odise Gremon, banorin që u kërcënua nga greket

Disa dite me para Marin Mema përmes emisoionit “Gjurmë Shqiptare” denoncoi se organizata OMONIA po tjetërson identitetin e shqipëtarve përmes presioneve.

Përmes një deklarate OMONIA sulmoi gazetarin Marin Mema, televizionin Top Channel dhe shtetasin Odise Gremo, të cilin e quan të sëmurë e të manipuluar. Nuk është hera e parë që OMONIA sulmon Marin Memën, i cili kujtojmë se figuron si person ‘non grata’ në shtetin fqinj.

Vetëm pak minuta më parë Mema me një postim në rrjetin social facebook është shprehur se ka ardhur koha që shqiptarët të ngren kokë dhe të mbështesin njeri-tjetrin, duke krijuar dhe nje numer llogarie per ta ndihmuar patriotin nga fshati Mesopik qe po kercenohet dite pas dite me jete.

Por i menjehershem ka qene reagimi i qytetareve te cilet po dhurojne qindra te ardhura monetare per shkak se patrioti vuan edhe nga disa arsye shendetesore.

Sipas Memes kjo nuk është një kauzë personale, por një formë për të treguar se kushdo që ruan e mbron identitetin e tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më vetëm.

Kjo është një formë për të treguar se ka ardhur koha të ngremë kokën e të mbështesim njëri tjetrin, të kundërshtojmë teoritë ekstreme, urrejtjen dhe të gjithë ata që kërkojnë vetëm përplasje e deformim të të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Shqiptarët kanë ditur të mbijetojnë në shekuj dhe sot ka ardhur koha të tregojmë se do ta ruajmë identitetin tonë. Sigurisht fajtore është politika që asnjëherë nuk ka ditur të japë mbështetje, mundësi dhe një të ardhme.

Jepni dhe ju kontributin tuaj me sa te mundeni!

(Me poshte keni menyren gofundme por edhe llogarite bankare te postuara nga Marin Mema)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT