Estonia përgatitet për pasaportën e imunitetit për personat e rikuperuar nga koronavirusi/ Ja si funksionon

Estonia ka filluar të testojë një nga pasaportat e para të imunitetit dixhital për koronavirusin, në mënyrë që ekonomia të rivitalizohet.

Pasaportat do t’u lejojnë qytetarëve që ta shpërndajnë statusin e tyre shëndetësor të koronavirusit me palë të treta, si përshembull punëdhënësit, restorantet etj. me vetëm një kod të përkohshëm QR në telefonin e tyre.

“Pasaporta dixhitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në të gjithë globin që të rinisin të lëvizin dhe të vijojnë normalisht me jetën e tyre pas pandemisë,” tha Taavet Hinrikus, themeluesi i Transferëise dhe një anëtar i Back to Ëork, organizata joqeveritare që po merret me krijimin e pasaportës.

Ndërkohë që vende dhe biznese në të gjithë botën po nxitojnë të zhvillojnë kontrolle të ngjashme imuniteti për të shmangur një infektim të mundshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mos jepen pasaporta të tilla personave të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi, sepse nuk ka dëshmi se këto persona janë të mbrojtur nga një tjetër infektim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT