‘Europa Nostra’ reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar

Në një reagim në Twitter, Europa Nostra e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në postim, thuhet se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.
“Ne jemi për kulturën e Evropës. Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.
Teatri ruhet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”– thuhet në reagim.
Në fund të deklaratës, Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.
We stand for Europe’s #culturalheritage. This is why we oppose the proposed illegal demolition of #NationalTheater in #Tirana, one of Europe’s #7MostEndangered sites.
The Theater is protected by national law & is strongly defended by civil society & experts
#EUValue #RuleofLaw pic.twitter.com/Tm7FW2ox19— Europa Nostra (@europanostra) May 14, 2020