Flasin sociologët: Pasojat e Covid, shqiptarët do të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për një kohë të gjatë!

Për profesor Zyhdi Dervishi, Covid-19 ka shkaktuar frikë dhe presion në popullsinë shqiptare, ashtu si dhe në mbarë njerëzimin, të cilët po e përjetojnë shumë keq këtë situatë. Në intervistën për Gazeta Shqip, sociologu Dervishi ndalet te pasojat që shkakton te familjet shqiptare kjo murtajë e re, duke theksuar se shqiptarët do t’i bëjë më të distancuar.  “Njerëzit do të para pëlqejnë më shumë të kenë lidhje më të kufizuara, por më të forta dhe më të qëndrueshme dhe do të  përpiqen t’i shmangen organizimeve në kolektive masive”, shprehet sociologu i njohur. Sipas tij, nëse bota nuk do të gjejë ilaçin apo vaksinën e shërimit, atëherë frika dhe distancimi fizik do të jetë pandashëm për një kohë të gjatë.

Profesor Dervishi, bota gjendet nën kërcënimin e një pandemi siç është Covid-19. Cili është mendimi juaj për këtë situatë dhe pasojat që do të ketë në shoqëri në të ardhmen?

Covid-19 është një pandemi, e cila ka dy profile. Nuk është hera e parë që shoqëria njerëzore dhe ajo shqiptare përjetojnë një pandemi. Madje duhet thënë se pandemitë e mëparshme, sidomos gripi spanjoll në vitin 1918 ka shkaktuar shumë tepër viktima në botë dhe në Shqipëri. Në botë llogariten rreth 21 milionë njerëz që kanë ndërruar jetë nga gripi spanjoll. Në Shqipëri nga gripi spanjoll ka pasur shumë të vdekur, nuk ka të regjistruar, pa dokumente të sakta, por nga të dhënat që kemi janë zhdukur edhe fshatra të tërë si në jug të Shqipërisë, ku kanë pasur më tepër komunikim me italianët nga ka ardhur kryesisht ky grip përmes në Shqipëri.

Gripi i tanishëm Covid-19 ka një hije shumë të rëndë, më shumë, sepse ka shkaktuar presion dhe frikë te njerëzit dhe viktima. Pra është përjetuar shumë keq te njerëzit, madje ka një përshtjellim, një çoroditje të madhe për këtë grip, po trajtohet si armë biologjike, si armë e shfarosjes në masë, si armë që po synon të vendose ekuilibra të tjera ndërmjet fuqive të mëdha, që janë dy të më të rëndësishmet në botë, si SHBA dhe Kinës. Vlen të theksohet se trysnia psikologjike e këtij virusi është shumë herë më e madhe se e viruseve të tjera. Edhe për faktin se viruset e tjera funksionin në një kohë kur massmedia ka pasur ndikim shumë të vogël në ndërgjegjësimin e njerëzve. Sot kur flasim për një dukuri që ka të bëjë koronavirusin e me çështje të tjera për botëzohet brenda pak minutash ose në proces.

Vlen të theksohet se ky grip, virusi ka shkaktuar një proces të vrullshëm të autonomizimit të shoqërisë shqiptare, domethënë të rritjes së shkallës të lartë të individualizimit të mënyrës së jetesës së shqiptarëve.

Si do të ndikojë kjo në shoqërinë shqiptare, sa të hapur janë ato të pranojnë apo të përshtaten me kushtet e reja?

Përgjithësisht shqiptarët, të paktën në shoqërinë tradicionale, deri në fillim të viteve ’90 kanë pasur jetë komunitare. Shumë aktivitete bëheshin me pjesëmarrje masive, me miq dhe me shokë, të njerëzve të afërt. Shumica e lexuesve janë të rinj nuk e kanë arritur, por deri në ’90, bulevardi i Tiranës, si rregull mbushej plot në orët e mbrëmjes, sidomos në verë. Pra kishte pak klube dhe bar kafe dhe njerëzit bënin jetë kolektive. Njerëzit flisnin, shikonin njëri-tjetrin, me më pak të njohurit dhe me të njohurit. Tani, pas ’90, shoqëria ka një mënyrë mjaft autonomizuar, mjaft të individualizuar, shqiptarët tani ngjajnë me atome të shkëputur, jo të lidhur me njëri-tjetrin.

Ky proces ka kaluar me tre faza. Faza e parë ka qenë emigrimi masiv në vitet ’90. Shqiptarët kanë koeficientët më të lartë të emigrimit gjatë këtyre 30 viteve të fundit në krahasim me të gjithë vendet e tjera të Lindjes, vërtitet 36-44%%.  Emigrimi i ka larguar  janë larguar. E dyta,  pas ’90, shqiptarët patën konflikte me të afërmit për çështjet e pronësisë dhe kjo i veçoi, largoi njerëzit.

Tani koronavirusi është faza e tretë që e ka përforcuar këtë proces në mënyrë drastike. Pasi të kalojë kjo pandemi, shpresoj me sa me pak dhimbje për botën, por sidomos për shqiptarët nuk do të jenë më ashtu siç kanë qenë. Ato do të jenë qëndrojnë më larg njëri-tjetrit. Këtë hije dyshimi që ka provokuar koronavirusi në shoqërinë shqiptare do të ndikojë për një kohë relativisht të gjatë.

Uroj që të gjendet sa më shpejt ilaçi i trajtimit të këtij infeksioni,  ndoshta do të ishte një zgjidhje e mirë e ilaçit, çështja e vaksinës është akoma e diskutueshme.  Ndërkohë që ka zëra mjekësh, unë e kam të vështirë ta them këtë gjë,  dhe nuk mund ta them këtë që vaksinat përdoret kundër baktereve dhe jo kundër viruseve. Pra është një ngërç madh, madje që tani vaksina që po përgatitet që tani është mbështjellë me hije të dendur të frikshme dyshimi, madje shpesh që tani po interpretohet si një solucion që do t’i injektohet në trup njerëzve për të rritur shkallën e kontrollit mbi jetën e njerëzve.

Natyrisht që këto janë hipoteza, nuk janë të vërtetuara, por edhe nëse hidhen si të tilla duhen marrë në konsideratë për të pasur reagimet e nevojshme të popujve ndaj një fakti të tillë. Nëse do të hidhet një solucion për të kontrolluar fuqinë kontrolluese në jetën e tyre private do të ishte një gjë shumë tragjike për popujt e botës.

Ju thatë e njerëzit u trembën nga kjo situatë. Mos vallë ndikoi dhe mënyra se si veproi qeveria me fushatën sensibilizuese, duke e cilësuar si një luftë, si dhe nga masat ekstreme të izolimit?

Izolimi, distancimi fizik është një masë që përgjithësisht e parandalon përhapjen zinxhir të virusit, pra është një masë e domosdoshme. Ato shtete që i morën më shpejt këto  masa patën një përhapje më të ngadaltë të virusit, ato që i ndërmorën më vonë patën probleme.

Në këtë aspekt unë mendoj se nuk ishte keq që u morën këto masa. Qeveria mund të kritikohet për shumë gjëra të tjera, por jo për masat e distancimit fizik të njerëzve, sepse mund të krijohet një situatë e tillë në Shqipëri, ne kemi një sistem shëndetësor  shumë të dobët, nëse numri i të infektuarve do të ishte shumë i lartë, i papërballueshëm nga sistemi jonë shëndetësor, mbase edhe numri i vdekjeve do ë ishte edhe më i madh.

Pra në këtë aspekt nuk mundet të kritikojmë shumë masat që janë marrë. E rëndësishme është që të kalohet nga kjo gjendje ku jemi tani me një shkallë të lartë izolimi, në një gjendje të funksionimit të shoqërisë, duke minimizuar kostot e përballjes me koronavirusit.

Unë mendoj që është e nevojshme të merren vendime, mbi bazën e studimeve dhe të konsultave me specialistët.  Në këto raste nuk duhet të vendosë politike, por specialistët e shëndetësisë, të psikologjisë, të çështjeve sociale dhe mbi këtë bazë politika të kalkulojë vendimmarrjet. Nëse i lihet në dorë të politikës kam përshtypjen se gabimet e tyre do të jenë shumë të mëdha.

Cilat do të jenë pasojat e distancimit fizik te shqiptarët në të ardhmen, kur dihet se shqiptarët kanë disa tradite, rite e zakone të trashëguara ndër vite?

Nuk do ta quaja më shumë distancim fizik apo social, sepse massmedia sot është shumë i zhvilluar. Komunikimi me media, apo me skype, me mjete të tjera me zë dhe me figurë nuk e zëvendëson shikimin “sy më sy”, por gjithsesi është një mënyrë shumë e mirë për të komunikuar  dhe shumë ide dhe emocion i përcjell njeriu.  Pra nuk është ky një kufizim, apo distancim social, nëse komunikon me të tjerët dhe pjesën kryesore të emocioneve dhe të mendimeve ia përcjell të tjerë në këtë mënyrë të komunikimit masiv, nuk do të thotë se ke distancim social, por kemi një distancim fizik më shumë.

Unë mendoj se shqiptarët në fakt kanë pasur një kulturë komunikimi shumë tradicionale që janë shumë pranë njëri-tjetrit, madje kur takoheshin nuk putheshin burrat, kjo ka ardhur vonë, pas luftës së dytë botërore, por takoheshin dhe preknin cepat e ballit . Madje për të shprehur një nderim të veçantë, kjo bëhej disa herë me prekje të cepit të ballit. Dhe si rregull burrat e shtrëngonin fort duart si respekt për mikun.

Kam përshtypjen se pas kësaj pandemie numri i njerëzve që do të reagojnë në këtë lloj mënyre do të kufizohet shumë. Unë mendoj se kjo pandemi do të veprojë në këtë mënyrë: do të forcojë lidhjet, marrëdhëniet  e njerëzve të afërt, që kanë një shkallë të lartë besimi në raport me njëri-tjetrin dhe do të largojë, do t’i dobësojë lidhjet e dobëta.

Njerëzit do të para pëlqejnë më shumë të kenë lidhje më të kufizuara, por më të forta dhe më të qëndrueshme dhe do të  përpiqen t’i shmangen organizimeve në kolektive të gjëra, ku e kanë të vështirë të kuptojnë dhe të reagojnë nëse ndonjëri prej pjesëmarrësve është i infektuar.

Kjo është në plan e përgjithshëm. Nëse qoftë se ilaçi për kapërcimin e kësaj sëmundjeje do të gjendet shpejt, kam përshtypjen se kjo situatë do të kapërcehet shpejt. Nëse ilaçi nuk do të gjendet shpejt, kamë përshtypjen se situata do të agravohet, pra njerëzit do të largohen do të përpiqen t’i shmangen ambienteve ku ka shumë njerëz të panjohur që dyshohet se janë të infektuar.

Përgjithësisht shqiptarët, kaq të ngrohtë dhe të mirësjellshëm me njëri-tjetrin kanë pasur një reagim shumë interesant para se të shpikeshin antibiotikët ndaj njerëzve me turbekuloz. Një sëmundje shumë e rrezikshme që përhapet në ajër, po t’i qëndrojë pranë një personi turbekular  edhe pa tështitur ai, nëse ajri i një të sëmuri kalonte te në një personi të pa infektuar ai infektohej. Shumë njerëz kanë vdekur nga turbekulozi. Frika për këtë sëmundje ka qenë aq e madhe, sa që përgjithsisht nuk ia përmendin emrin. Njerëzit kishin frikë dhe nuk ia përmendin emrin, sepse iu dukej sikur do t’i zinte turbekulozi.

Ata përdorin si fjalë eufemike, si se në atë familje ka hyrë, dhe nuk i përmendej se i ka prekur turbekulozi, pra kjo nënkuptohej. Në gjuhën popullore turbekulozi quhej verem. Dhe mallkimi që bëhej në atë kohë ishte “të zëntë veremi”. Ose kur njeri ishte me verem, nuk thuhej emri i sëmundjes, por shpreheshin se ishte pak i zbehtë, i zverdhur, duke kuptuar se ishte turbekuluar. Ky ka qenë reagimi për të sëmurët. Madje shpesh gratë kur flisnin për të sëmurët me turbekuloz nuk flisnin brenda e oborrit të shtëpisë, por jashtë tij. Pra  njëlloj frike të kësaj natyre dyshoj se do të kthehet përsëri. Shpikja e antibiotikëve, në saj të Flemingut bënë që të mposhtet kjo sëmundje dhe njerëzit nuk e kishin më frikë turbekulozin.

Tani besoj se njerëzit do të fillojnë reagojnë ndryshe pas shpikjes së ilaçit, por sa pa shpikur medikamenti kundër koronavirusit unë kam bindjen që njerëzit do të fillojnë të distancohen, do të ruhen. Dhe kanë një logjikë të shëndoshë, secili nga ne ka njerëzit e vet të familjes, dikush ka të moshuar apo ka fëmijë dhe është normale që thjesht për një kafe, për kënaqësi të marrësh infeksionin dhe ta transmentosh në familje. Në këto kushte njerëzit do të fillojnë të bëjnë llogari të thjeshtë.

Profesor a mund të jepni disa këshilla për njerëzit në këto momente të vështira si duhet t’i përballojnë këto sfida të reja familjet shqiptare?

Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë sa më shumë të kujdesshëm, duhet të ketë më shumë liri në lëvizjen e njerëzve. Sepse ne mund t’i mbrojmë nga koronavirusi, por mund të shkaktojmë sëmundjet e tjera si diabeti, apo depresioni e me radhë. Pra duhet të ketë më shumë liri, njerëzit duhet të jenë shumë më të kujdesshëm kur të komunikojnë me njëri-tjetrin, të ruajnë distancën fizike. Vërej shpesh se njerëzit zakonisht mbajnë maska kur ecin në rrugë dhe kur takohen me njëri-tjetrin i heqin. Në fakt duhet të jetë e kundërta, kur ecën njeriu nuk mbahet maska gjatë gjithë kohës, sepse mund të kenë edhe probleme me frymëmarrjen, ndërsa kur flasin me njerëzit duhet t’i mbajnë.

E dyta, është e mira që familjarët të bëjnë kujdes për njerëzit që kanë probleme, shqetësime psikologjike , sepse kjo situatë ua rëndon atyre sëmundjen.

E treta është mirë që të kultivohet një frymë soilidariteti dhe harmonie në familje. Kam përshtypjen kjo situatë forcon marrëdhëniet e forta ndërmjet familjarëve dhe dobëson marrëdhëniet problematike. Një problem i madh jo i vogël, që agravohet në këtë situatë është ai i familjeve të  konfliktuara, ku bashkëjetojnë në një mjedis në një apartament të divorcuarit, ose gratë që kanë marrë urdhra mbrojtjeje nga gjykata. Për këto situata rëndohet më shumë. Mbase zgjidhja strategjike do të ishte që shteti shqiptar të zgjerojë shumë sektorin publik me qëllim që gratë me probleme të tilla të punësohen në sektorin publik. Dhe në mënyrë të planifikuar të marrin paga të tilla që të sigurojnë mjedise për të banuar të ndarë nga bashkëjetuesi apo nga ish-bashkëshorti. Kjo është një kategori shumë të rrezikuar. Shteti është mirë të marrë masa të tilla në mënyrë radikale për këtë kategori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT