Fleckenstein: Kosovës i duhet qeveria e Kurtit tani, zgjedhjet pas pandemisë

Një mesazh për liderët në Kosovë, pas ambasadorit britanik ka dërguar edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Twitter Fleckenstein thotë se Kosovës i duhet kjo qeveri me Albin Kurtin në krye, deri sa të mbarojë kriza e koronavirusit dhe se më pas mund të mbahen zgjedhjet.
Për zhvillimet e fundit dhe rrëzimin përkohësisht që Gjykata Kushtetuese i bëri dekretit të Thaçit që mandatonte Avdullah Hotin nga LDK si kryeministër e qeverinë e re që do votohej sot në parlament, eurodeputeti thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur Kushtetutshmërinë e Kosovës, si një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Mesazhi i plotë i ish raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin e BE-së:
“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë qeveri derisa të mbarojë Covid-19 dhe më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për të siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron të anëtarësohet në BE. (I bën tag Albin Kurtit”.