FOTO: Harrojeni kryeqytetin pa makina, Tiranës i rikthehet trafiku

Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë të mbushura me njerëz dhe makina.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme të shkrepur mëngjesin e sotëm, në disa rrugë të Tiranës është rikthyer edhe trafiku.
Kryesisht në zonën e Astirit, situata ka qënë kaotike.
Ndërkohë, qytetarët kanë nisur aktivitetin ditor, shumë prej tyre shkojnë në punë e shumë të tjerë bëjnë pazare.
Jo të gjithë qytetarët janë të pajisur me maska dhe doreza, por kujdesen që të ruajnë distancimin fizik.
Nga dita e sotme vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.
