Foto/ Shkodra zonë e kuqe, qytetarët nuk respektojnë distancimin fizik

Shkodra është një ndër qytetet që vazhdon të mbetet në zonën e kuqe. Pavarësisht kësaj, në këtë qytet lëvizja e njerëzve është si në ditët normale dhe pas asnjë masë paraprake ruajtje nga qytetarët që lëvizin lirshëm dhe pas asnjë frikë.

Në qytet të rrallë janë personat që mbajnë një maskë të veshur apo doreza. Por tejet shqetësuese është fakti se qytetarët, të cilët iu duhet të dalin për të paguar faturat e dritave dhe ujit, nuk respektojnë as distancimin fizik pranë sporteleve.

Gazeta Shqip po publikon fotot e personave që mbajnë radhën për të paguar faturat e dritave pranë sporteleve të OSSHE, si dhe gjatë tërheqjes së parave pranë një bankomati në qendër të qytetit. Disa prej tyre jane te moshuar qe duhet të qëndrojnë në shtepi të mos dalin në mënyrë absolute.

Do të ishte e udhës që patrullat e policisë dhe të forcave ushtarake të kontrollojnë situatën në qytet dhe të mos fokusohen vetëm në postblloqet e akseve kryesore të rrugëve nacionale, për të bllokuar lëvizjet e makinave.

Patrullat e policisë kanë shtuar kontrollet në qarkun e Shkodrës, duke u pozicionuar në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, aty ku ndahet edhe territori i bashkisë së Shkodrës me atë të Malësisë së Madhe. Të gjitha automjetet që kryejnë kalimin në këtë zonë, kalojnë në sitën e policisë, nëse janë të pajisur me autorizim.

Kjo për shkak se nga kjo e hënë e 11 majit, bashkia e Shkodrës ka mbetur e vetme në qarkun verior në hartën e kuqe, pasi Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë Arrësi kanë hyrë në zonat e gjelbërta. E njëjta procedurë kryhet edhe në kufirin që ndan Shkodrën me Vaun e Dejës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT