FOTO: Si protestohet në Prishtinë, “Vetëvendosja” në shesh duke ruajtur distancimin social

Sheshi kryesor i Prishtinës është mbushur me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë protestuar dhe kanë kërkuar zgjedhje. Të gjithë qytetarët kanë mbajtur distancën mes njëri-tjetrit dhe nuk kanë pasur pankarta në duar.
E vetmja parullë që kanë mbajtur qytetarët në duar ka qenë ajo me mbishkrimin “Duam zgjedhje”.
Protestuesit kanë thirrur edhe emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili më pas ka dalë për t’i përshëndetur nga godina e Qeverisë.
Ndërkohë, forca të shtumta të Policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, e cila ka kaluar pa incidente.
Aktivistët e Vetëvendosjes këtë provë për protestë e kanë mbajtur për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, derisa Gjykata Kushtetuese po e shqyrton çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.


