FOTOT/ Si asnjëherë më parë, në Nartë shihet shpendi i rrallë për vendin tonë

Është fotografuar për herë të parë në Shqipëri, çafka e purpurt në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Studiuesit tanë kanë hasur këtë vit, si asnjëherë më parë këtë shpend të ndrojtur, i cili preferon zona të qeta.

Në vendin tonë, ky lloj shpendi nuk ka bërë asnjëherë fole të paktën dekadat e fundit.

Njoftimi nga PPNE:

Vrojtime shumë interesante vijnë sërish nga zona e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Studiuesit tanë kanë hasur këtë vit, si asnjëherë më parë në dijeninë tonë, grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).

Ky lloj është përgjithësisht tepër i ndrojtur dhe kërkon hapësira shumë të qeta dhe që ofrojnë mundësi të mira për t’u fshehur dhe ushqyer. Pa dyshim, edhe pse shumë të vogla, këto hapësira mund të gjenden ende në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe fakti i vëzhgimit të çafkës së purpurt e vërteton këtë. Ky lloj aktualisht nuk folezon në vendin tonë por shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti; Vjosë-Narta ofron habitate të përshtatshme që ky lloj të zgjedhë për të ngritur foletë e tij. Por nëse planet për zhvillimin e infrastrukturës gri në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë vazhdojnë të pandryshuara nga autoritetet përkatëse, qetësia në këtë Zonë të Mbrojtur do të zhduket dhe gjasat që kjo çafkë e mrekullueshme të folezojë këtu në të ardhmen do të reduktohen në mënyrë të ndjeshme.

1

96266489_3002470759799579_7318067077686755328_o

96289178_3002470436466278_3459331595532500992_o

96385760_3002470463132942_4031724915022364672_o

96575270_3002470749799580_331668288109019136_o

96747575_3002470469799608_1459709661350461440_o

96784410_3002470569799598_8203481066862804992_o

Back to top button
LAJMET E FUNDIT