Francezët do ndërtojnë parkun e energjisë diellore në Karavasta, investimi më i madh në Ballkan

Kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë me çmimin prej 24.89 euro për megavat.

Parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan për energjinë diellore dhe ku Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse një investim i huaj direkt mbi 100 milionë euro nga kompania franceze VOLTALIA, e shpallur fituese e ankandit ndërkombëtar, një proces i konsultuar dhe asistuar nga BERZH-i.

“Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime  dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë‘ tha Rama.

Ndërsa ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se kompania franceze i ka plotësuar të gjitha kushtet. “Ne kemi nisur një proces dhe sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm që është procesi i diversifikimit, për krijimin e burimeve alternative të prodhimit të energjisë e në këtë rast flasim për energjinë solare. Parku i Karavastasë do të jetë parku energjetik më i madh me energji solare në Ballkan, i cili do të prodhojë 140 megavat energji”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT