Freedom House na ka mbajtur me hatër
Mero Baze
Shqipëria mbetet ende, “me një sy mes qorrave”, sa I përket indeksit të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse vitin që shkoi kanë ndodhur disa ngjarje të rënda për demokracinë.
Shqipëria është I vetmi vend në Ballkan, ku opozita ka djegur mandatet e depuetetit, në mënyrë të pakthyeshme, duke penalizuar veten nga jeta parlamentare, dhe duke dështuar dyfish, pasi në vend të mandatëdjegurëve, hyn në parlament një listë që të bën të mallkosh veten që ke parlament.
Mjafton kaq që Shqipëria të quhet vendi me jetën më të keqe parlamentare në rajon, për shkak të asja që bëri opozita.
Tre muaj më pas ndodhi atentati I dytë I madh ndaj demokraacisë në Shqipëri. Opozita bojkotoi zgjedhjet lokale, ndërsa Presidenti ndërhyri si kryeopozitar në këtë proces, duke caktuar dhe një datë tjetër zgjedhjesh më 13 tetor, për të cilën nuk e mori askush seriozisht.
Kështu brenda gjashtë muajsh, Shqipëria u kthye nga një shtet demokratik pluralist në një shtet demokratik monist, ku gjithë pushteti qëndror dhe lokal është në duar të një partie. Natyrisht jo për faj të saj.
Do të mjaftonin këto dy zhvillime tejet negative që në të ishim diku andej nga fundi I listës.
Por duket se Freedom House na ka mbajtur me hatër në këtë pikë, duke e arsyetuar gjëndjen, si një eksperiment politik të dështuar të opozitës.
Por nuk janë vetëm aktet publike të opozitës, ato që e dëmtojnë standartin e demokracisë, por janë dhe ato që ngjajnë ndonjëherë si akte demokratike të kryeminsitrit Rama.
Dhe në këtë pikë, gjëja më negative më duket tendenca e qartë nga kryeministri I vendit, që të zgjedh kundërshtarin e tij. Natyrisht të zgjedh për kundërshtar, atë që ka më të lehtë për ta mundur.
Kohët e fundit kjo është më e dukshme. Në kampin opozitar, edhe pse Lulzim Basha duket si aktor I dobët dhe pa prespektivë, në fakt është I vetmi që mund ti mbetet në dorë opozita, në rrugën drejt pushtetit.
Por kryeministri duket se po përpiqet për dikë tjetër. Ai po vazhdon të shpresoj dhe po investohet herë pas here, që përballë tij, të ketë përsëri Metën dhe një pasardhës të familjes Berisha, të cilët janë në një aleancë të heshtur kundër lidershipit të Bashës.
Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak ilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.
Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion I ri, që blenë like në Azi dhe Kinë të duket I shikuar ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transemtim direkt onlinë, dhe që është investim direkt I familjes Berisha me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta. Redaksia është dukshëm një lavatriçe e pareve të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimoj si televizion normal, pasi me sa duket I duhet përballë Meta e Berisha. Me këtë rast dhe ata I shtynë të harxhojnë ca para më shumë për media, nga ato që kanë vjedhur, edhe ua ushqen ëndrrën që të jenë rivalë të tij në finale më 2021.
Ky është një nga ato dëmet e fshehta të demokracisë, që mbulohet me qëndrime të moderuara ndaj mediave opozitare. Bile kjo mund të na përmirëosjë indeksinë e lirisë së shtypit.
Është e kundërta e shkollës Berishës. Ai televizonet armike I gjobiste, redaksitë kritike ose I digjte, ose I rrethonte me policë, gazetarët kritikë I linçonte publikisht, I rrihte ose u hidhte makinat në erë.
Edi Rama ka qetësinë dhe cinizmin e duhur për tu dukur I moderuar dhe për ti “përfillur”, duke e ditur shumë mire çfarë janë. Dhe kur të gjithë mendojmë që po e bën si “qokë” për një medie kritike, në fakt po e bën për të rritur peshën e armiqëve të tij të dobishëm në skenën politike, “armiqtë” që janë dhe koletarali më I mirë që I siguron atij fitoren. Natytrisht duke I dëshpëruar njerëzit që mendojnë se ai do tu çonte mediave të tilla OFL, apo do hetonte origjinën e pareve të tyre
Këtë trik, Freedom House, nuk e kap dot në raportin e saj. Bile kam frikë se mund ta klasifikojë si një shkallë e lartë demokracie. Ndaj them se na ka mbajtur me hatër.