Gati për verën? Rezortet greke, turke, italiane e portugeze përgjysmojnë çmimet, po Shqiperia?

Flluska udhëtimi, korridore turistike dhe avionë gjysmë bosh. Rezortet në të gjithë Europën po përgatiten të rihapen, mes rimëkëmbjes nga pandemia, me çmime shumë më të ulëta se zakonisht, duke ju dhënë mundësinë që këtë verë të bëni pushimet e ëndrrave tuaja.
Në Spanjë, shumë hotele janë rihapur, por pishinat, palestrat dhe SPA-të e tyre janë të mbyllura. Disa restorante dhe bare mund t’u shërbejnë klientëve në hapësira të jashtme, megjithëse shumica nuk do të jenë plotësisht funksionale deri në qershor. Plazhet pritet të rihapen të hënën.
Një ofertë shumë e mirë vjen nga Hotel Rocamarina në Majorca, ku mund të kaloni shtatë netë për 470 euro, me fluturimin e përfshirë.

Në Portugali, plazhet do të jenë të hapura nga 6 qershori, por pushuesit nëpër resorte duhet të mbajnë 1,5 metra distancë.
Restorante, kafene, muze dhe shumë dyqane u rihapën të hënën. Resortet shpresojnë të rifillojnë biznesin që në 1 qershor. Ata do të duhet të vendosin pankartat ‘I pastër dhe i sigurt’ të dhëna nga zyrtarët e turizmit për të provuar se kanë ndarmarrë procedurat e rekomanduara të higjienës dhe sigurisë.
Portugalia nuk po imponon karantinë për të huajt, dhe numri i viktimave nga Covid-19 krahasohet në mënyrë të favorshme me Spanjën fqinje. Një nga ofertat më të mira vjen nga Hotel Falesia , ku mund të pushoni 7 ditë për 600 euro, me fluturimin e përfshirë.

Në Ittali baret, restorantet, dyqanet dhe kishat u rihapën këtë javë dhe linja bregdetare u shpall e hapur. Çadrat janë duke u vendosur 1.5 metra larg në disa plazhe. Hotelet ka të ngjarë të rihapen në fillim të qershorit. Siçilia do të subvencionojë udhëtimin për turistët përmes një fondi 67 milion.
Turistët nga Shqipëria por edhe ata nga BE mund të vizitojnë Italinë nga 3 qershori pa u izoluar. Një nga ofertat më të mira vjen nga Leonardo Da Vinci në Limone në Liqenin Garda, ku mund të kaloni 7 netë për 550 euro, me fluturimin e përfshirë.

Në Greqi, sezoni turistik do të fillojë këtu në 15 qershor, me hapjen e hoteleve gradualisht. Fluturimet ndërkombëtare do të rifillojnë dy javë më vonë. Ka një kufi prej 40 personash për 1.000 metra katrorë në plazhe. Çadrat janë të vendosur katër metra larg. Një nga ofertat më të mirë vjeb nga Eagle Palace në Halkidiki, ku mund të kaloni 7 netë për 400 euro, me fluturimin e përfshirë.

Në Turqi, hotelet dhe restorantet mund të marrin një çertifikatë të re sigurie duke bërë kontrolle të temperaturës dy herë në ditë për stafin.
Ato do të hapen në fund të muajit, së bashku me plazhet. Udhëtarët e huaj duhet të hyjnë 14 ditë në karantinë, të paktën tani për tani. Një ofertë shumë e mirë vjen nga Bodrumi, ku mund të kaloni 7 netë për 260 euro.
Po ne Shqiperi a kemi iniciativa te tilla?
Deri tani asnje plan dhe asnje levizje, thjesht do te presin si do te jete fluksi… Nese do te kete dyndje cmimet besojme do te jene te njejta per te mos thene qe ndoshta do te rriten, me justifikimin se ra pandemia. Duhet ta ndalim kete lloj menyre te beri biznes, sidomos ne turizem. Le te ecim ne baz te nje plani dhe jo ne dor te fatit dhe me cmime te pa imagjinueshme sic ka ndodh shpesh qe i ndryshojme cdo sekond dhe i vendosim sipas humorit dhe kostumit. Le te presim…

Burimi: Daily Mail. Solli në shqip Gazeta “Si”