Grumbullimet te Teatri, Bino: Këto dy javë janë shumë të rëndësishme, po monitorojmë situatën

Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, tha ditën e sotme se virusi është akoma prezent dhe duhet të bëhet kujdes.
Sakaq, Bino në një lidhje telefonike me ‘news24’ tha se për shkak të grumbullimeve për Teatrin pritet që këto dy javë të rritet numri i rasteve të infektuar me koronavirus.
“Mbyllja e fundjavave bëhet për të kufizuar kontaktet. Situata po monitorohet dhe sipas sjelljes së njerëzve do të jete dhe hapja. Por për shkak të stinës kanë filluar edhe grumbullimet, Por edhe grumbullimet në protestën e Teatrit mund ta rrisin numrin e rasteve me COVID-19. Ne presim dhe kjo del pas dy javësh dhe jemi duke monitoruar situatën. Këto dy javë janë shumë të rëndësishme. Dhe kjo nuk ka të bëjë me politikën por me shëndetin,” tha Bino.