Hajdari shpërthen në akuza pas mbledhjes: Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit, nuk do heq dorë nga ndryshimi i sistemit

Rudina Hajdari ka dalë e revoltuar nga mbledhja e Këshillit Politik e ciila ka zgjatur për më shumë se 2 orë e gjysmë dhe është zhvilluar me debate të forta.

Në një dalje për mediat me tone të forta ajo ka akuzuar palët se po luajnë lojra dhe po diskutojnë sipas saj për çështje që nuk kanë rëndësi për shqiptarët. Në fjalën e saj Hajdari deklaroi se “palët po i shkelin syrin njra-tjetrës”.

“Kur vjen puna për të diskutuar sistemin zgjedhor i bëjnë bisht, i shkelin syrin njëri tjetrit. Vjenë aty për të diskutuar çështje pa rëndësi për shqiptarët. Kanë 30 vite pushtet dhe ulen për interesat e veta. Këtu s’ka liri dhe demokraci. Prandaj kam ardhur në Shqipëri. Kur shpreha mendimin tim në parlament më quajtën tradhtare. Betëjën do e çoj deri në fund.

Dua që njerëzit të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të shkojnë në parlament ata që e meritojnë. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, Gjiknuri foli në emër të vasilit për këtë , qershia mbi tortë.

Nuk kam asnjë lloj interesi personal, dua më të mirën për këtë vend. Po zbatoj të drejtën që më ka dhënë Kushtetuta, fjalën e lirë dhe unë nuk kam frikë nga askush”, tha Hajdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT