Harta/ Prej 10 ditësh asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

Prej 10 ditësh në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19. Kurba e të prekurve është ulur ndjeshëm dhe se autoritetet shëndetësore po flasin për  një situatë epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1). Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit”, tha drejtoresha Tomimi.

Sipas saj, situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

“Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.  Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”, tha doktoresha.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)
Testime totale 11089
Testime molekulare 10559
Testime serologjike 530
Raste pozitive 872
Raste të shëruara 654
Raste Aktive 187

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Back to top button
LAJMET E FUNDIT