Hotelet kanë qenë gjithmonë hapur, Ministria e Shëndetësisë: Nuk penalizohen nga kufizimet e fundjavës
Ministria e Shëndetësisë sqaron se hotelet nuk përfshihen në urdhrat për ndalimet në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Ministria sqaron se Task Forca përbëhet nga struktura të disa ministrive si AKU, Tatimet, Policia etj.
“Urdhri i kufizimit të fundjavës nuk përfshin hotelet. Hoteli ka qenë dhe është aktivitet i lejuar bashkë me shërbimet që ofron, përfshi restorantin për klientet. Sot e çdo ditë. Ne zona të kuqe e të gjelbra”, sqaron Ministria.
