Italia do mbajë 600 mijë emigrantë të paligjshëm, ministri për Jugun: Punojnë në fusha dhe na sjellin ushqim në tavolina

Italia do t’i japë 600,000 migrantëve të paligjshëm të drejtën e qëndrimit në vend, pasi ata kanë siguruar punë thelbësore gjatë krizës së koronavirusit.

Emigrantët e paregjistruar kanë punuar në bujqësi dhe janë kujdesur për të moshuarit në të gjithë vendin, ndërkohë që të gjithë rrezikojnë të arrestohen nëse kapen nga policia.

Qeveria po u siguron leje gjashtë-mujore migrantëve, gjë që nuk u jep atyre të drejtën e votës.

Peppe Provenzano, ministër për jugun e Italisë, tha: “Ushqimi në tryezën tonë vjen nga këto fusha. Tani ne duhet t’i japim atyre që punojnë në këto fusha, të drejtat që u janë mohuar”.

Lejet u propozuan nga ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova. Vendimi mund të futet si një dekret me efekt të menjëhershëm, por do të votohet në parlament pas 60 ditësh, sipas The Sun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT