“Jemi afër goditjes së SPAK-ut”/ Paralajmërimi i Ngjelës: Do të kemi akuza për politikanët e lartë

Për avokatin Spartak Ngjela goditjet e SPAK-ut janë afër dhe do të fillojnë në muajin korrik.

I ftuar në Ora News, Ngjela tha se nga data 15 korrik dhe 15 shtator do të kemi akuzat esenciale për korrupsionin e lartë në funksion të pasurisë.

Ngjela: Ambasadorët u angazhuan pasi u pa se kishte një përpjekje për ta sfumuar këtë reformë. Siç duket kanë pasur të dhëna të sakta, plus që doli edhe një propozim i presidentit, i cili kërkonte ndryshimin e procedurave, me një këshill që do të ishte në plotfuqishmëri .

Jemi afër goditjes së SPAK-ut. Ai është vonuar jo për faj të tij, por për shkak të pandemisë. Unë kam pasur të dhëna se për 1 muaj do të fillojë lëvizja, dhe kam pasur të dhëna për këtë. Nga 15 korriku dhe 15 shtatori do të kemi akuzat esenciale për korrupsionin e lartë në funksion të pasurisë. 

 Duhet të paravendosim një gjë: janë dy kolona të reformës në drejtësi. Është Vettingu dhe SPAK-u, që është duke u formua dhe do të bëjë Vettingun e gjithë politikanëve të lartë. Kjo po afron dhe kjo i ka tensionuar ata. Tre organet që po godasin fort për këtë reformë janë SHBA, BE dhe OMN. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT