Kohe pandemie, demokratët “pritë” kryeministrit në Fier: Rama ik (VIDEO)

Disa mbështetës të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë në qytetin e Fierit pasi ishin njoftuar për një vizitë të kryeministrit Edi Rama.
Nga pamjet e siguruara nga Abc Neës ata shfaqen në rrugë, të grumbulluar dhe duke thirrur “Rama ik”.
Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije se shkak kryesor për protestën e disa qytetarëve të jetë bërë mungesa e pagës së luftës. Një nga të rinjtë është shoqëruar nga policia, pasi ka përdorur një fjalor të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al