Kryemadhi: Lejuam dhe i hapëm rrugë një të çmenduri si Rama, morëm më qafë shqiptarët

Monika Kryemadhi duke komentuar një gjobë për gazetarët e televizionit Ora, thotë se ajo është përgjegjëse, pasi lejoi dhe i hapi rrugë një të çmenduri si Rama.

“Unë e Koço e njohim shumë mirë zotin Rama, nuk jemi të habitur për veprimet e tij, mund të ketë edhe veprime të tjera më të papërgjegjshme.

Problemi qëndron te ajo që kemi lejuar ne për të ardhur deri këtu. I kemi hapur rrugën një të çmenduri, si ajo që hapi rrugën budallait.

Me këtë fjalë të urtë kemi marrë në qafë të ardhmen e shqiptarëve, ekonominë, jetën e përditshme të shqiptarëve dhe atë liri që këto 30 vjet tranzicioni sapo kishte filluar të vinte ne e karantinuam”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT