Vendimi/ Mësoni se kur do të mund të shkojmë në plazh, plani i qeverisë për transportin publik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se pas 1 qershorit do të hapen kufijtë me shtetet e rajonit. Ai u shpreh se të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi që të futen në vend.
“Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet”, tha Rama për publikun.
Kryeministri tregoi arsyen e moshapjes së plazheve.
“Më 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë dje në Dhërmi që i kishte ngritur nga plazhi policia e shtetit. Sharjet dhe akuzat më janë bërë shëndet dhe nuk ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Evropë nuk i ka hapur plazhet. Pse ne kur bëjmë të njëjtën gjë hodhën përpjetë ata që nuk bëjnë as gëk as mëk. këtë javë mbyllim sistemin e administrimit ët plazheve dhe parimin e “ranës së xanun” do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Ne do t’u hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë pa përjashtim. Këtë javë do ngrihet një autoritet licensues për plazhet. Asnjë kontratë e mëparshëm nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet lincensues. Ne duam që shqiptarët që duan“, tha Rama.