Kujdes, mos i injoroni dëmet dhe problemet e distancimit social…

Nga Profesor Alketa Koroshi

Politikat e distancimit social në të vërtetë po dëmtojnë njerëzit – nuk flasim per dëmtime të mundshme, por për dëmtime të vërteta. Të thuash dëmi ekonomik është ne fakt një eufemizëm sepse ekonomia ne te vërtetë është vetë jeta e njerëzve.

Ne nje punim të kohëve të fundit, sugjerohet qe një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve të shumta të vëzhguara në Skoci, Hollandë dhe Nju Jork gjatë pandemisë aktuale, nuk i atribuohen COVID-19 dhe mund të përfaqësojnë një kontigjent të vdekjeve për shkaqe të tjera.

Ndërsa virusi është treguar se dëmton me shume personat në nevojë, është gjithashtu e vërtetë që të njëjtat grupe njerëzish mund të dëmtohen në mënyrë disproporcionale nga ndërhyrjet e autoriteteve . Per shembull pezullimi i klinikave tona ne QSUT (teorikisht per rastet jo urgjente) dhe ulja e kujdesit per te semuret jo-COVID në spitale , ne fakt kërcënojnë të varfërit më shumë sesa të pasurit.

Nuk është e lehtë të japësh përgjigje për pabarazinë shoqërore, por njerëzit qe i kuptojnë problemet nuk mund të injorojnë faktin që vendimmarrësit ( që bejne pune zyre ) kanë luksin e një pune intelektuale dhe aftësinë për të punuar nga shtëpia. Dhe ne mjaft vendime publike, pasojat i kane bërë të varfrit edhe më të varfër. Shkencëtarët kanë dëshmuar se varfëria shoqërohet edhe me një jetëgjatësi më të shkurtër.

Pastaj kemi të moshuarit. Autoritetet sugjerojnë strategji te caktuara me synim për të mbrojtur njerëzit e moshuar. Kjo tingëllon shkëlqyeshëm. Vendosim rregulla në shtëpi ku ka pleq qe te mos dalin pothuaj fare dhe mos t’i lejojmë të moshuarit të kenë vizitorë.

Përsëri, realiteti është se ne mund të izolojmë më të moshuarit për një ose dy muaj, por a do të kenë mundësi dhe a do durojnë dot fëmijët ( nipërit dhe mbesat) të shmangin gjyshërit në një kohë të pacaktuar? Kaq e thjeshte është vetmia valle??

Po në lidhje me nevojën per tu kujdesur per një person te vetmuar me demencë? Përpara se vendosej ky distancimi social, ata mund të merrnin ndihmë nga familja ose fqinjët. Tani dikush duhet te kujdeset per ta ..

Ceshtja e fundit por më e rëndësishmja është afati kohor ose sa duhet te zgjase kjo kohe për trajtimin e këtij virusi. Marrim psh. Suedinë. Eshte folur shumë për politikat e tyre më të moderuara të distancimit shoqëror. Njerezit qe jane pro ndërhyrjeve të forta tregojnë për rritjen e kurbës së vdekjes COVID-19 të Suedisë në krahasim me fqinjët e saj nordikë.

Problemi me një mendim të tillë është se sido qe veprojme me nderhyrje te forta ose me te zbutura. virusi nuk do të zhduket. Nje gje eshte e sigurte qe SARS-CoV2 do të përhapet, dhe do të vrasë njerëz. Por kështu do të jenë ndërhyrjet tona.

Politikat më kufizuese të kombinuara me mbikëqyrjen e vëmendshme të autoriteteve te shëndetit publik nuk pajtohen me idenë e sakrifikimit të personave vulnerabel. Por autoritetet duhet te përpiqen të ekuilibrojnë e te marrin ne konsiderate vdekjet qe ndodhin vazhdimisht nga paciente me probleme te tjera dhe jo vetem te atyre me COVID. COVID-19 është vetëm një shkak i vdekjes; por do të ketë shumë më teper vdekje jo COVID gjatë 2 viteve të ardhshme. Kjo është arsyeja pse përfundimi i kesaj meseleje nuk është këtë verë apo verën tjetër, por ndoshta vera pas kësaj. Dhe në atë pikë të fundit, ne nuk duhet të llogarisim vetëm vdekjet e COVID-19, por të gjitha vdekjet.

Duke perfunduar mund te themi se cdo vendim për të trajtuar një sëmundje mjekësore ka përfitime dhe dëmtime. Kur nuk ka mjekime qe e sherojne semundjen, dhe sot kjo ekziston, ne duhet te marrim ne konsiderate pasojat e semundjes por dhe pasojat dhe efektet e afatgjate te ndërhyrjes sone
Ne fakt ndonjëherë veprimi më i mirë nuk është ndërhyrja, nganjëherë duhet një ndërhyrje e moderuar dhe herë pas here, veprimi agresiv është më i miri. Por cilado qoftë zgjedhja, ne nuk mund të injorojmë realitetet e situatës, vecanerisht kur ato jane të qarta.

Corona virusi është i keq, por ne ndonjehere mund ta komplikojme problemin edhe më keq duke shmangur diskutiminet e sinqerta të pyetjeve të rëndësishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT