Kush është antishqiptari i madh Panajot Barka i cili po punon kundra Shqipërisë

Pas denoncimit në emisionin ‘Gjurmë Shqiptare’ të gazetarit Marin Mema në Top Channel, se një banori të fshatit Sopik iu hoq viza e posacme nga Konsullata Greke në Gjirokastër vetëm sepse deklaroi që fshati i tij është i banuar nga shqiptarë, ka reaguar organizata OMONIA bashke me antishqiptarin e perbetuar, Panajot Barka.
Përmes një deklarate OMONIA dhe barkas sulmojne gazetarin Marin Mema, televizionin Top Channel dhe shtetasin Odise Gremo, të cilin e quan të sëmurë e të manipuluar. Nuk është hera e parë që keta aktore sulmojn Marin Memën, i cili kujtojmë se figuron si person ‘non grata’ në shtetin fqinj.
Kujtojmë që procesi i helenizimit të jugut të Shqipërisë po ecën me hapa të shpejta. Dalja e tabelave rrugore të shkruara në greqisht dhe shqip, nuk është thjesht një “aksident”. Organizata Omonia e ka ngritur këtë problem në muajin gusht të vitit 2008, duke kërkuar hapur njohjen e greqishtes si gjuhë të dytë në Shqipëri.
Këtë e quan detyrim të qeverisë shqiptare, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar si palë edhe Tirana zyrtare. Athina vetëm kërkon, përherë në sulm, duke u kapur rreth çështjes së minoritetit etnik grek në Shqipëri, nga minoritetet më të mirëtrajtuara në botë.
Por le të ndalemi pak dhe të analizojmë se kush është Panajot Barkas i cili punon në menyrë të fshehtë?!
Kjo foto e tij në vitin 1997 me kallash në sup, në jugun e Shqipërisë ku u ul flamuri shqiptar dhe u ngrit flamuri grek, apo ku muret e Jugut u mbushën me mbishkrime në gjuhën greke në siglën “VorioEpir”, nuk ka se si ta shmangë dyshimin që Panajot Barka me qëndrimet e tij të herëpashershme në interes të shtetit grek është i paguar nga qeveria e këtij vendi për të destabilizuar Shqipërinë.
Dhe këtu nuk bëjmë fjalë për një personazh të dosidoshëm, por për një pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë për të punuar kundër interesave të vendit të tyre.
Fotoja me kallash në vitin 1997 është vetëm një evidencë e asaj se çfarë prezanton personazhi i Panajot Barkës.
Dhe këtu vlen të përmendim disa nga thagmat e tij në “dobi” të shtetit që e mban me rrogë të deklaruar, që në këtë rast është Shqipëria.
Fotoja me siper eshte shkrepur më 7 Gusht 2016 ne Komunen e Pogonias (Voshtina) të Greqisë ku në bashkëpunim me Federadën Epiriotase organizojnë një aktivitet kulturor të kësaj treve. Midis shumë të ftuarve në këtë ngjarje kishte minoritarë grekë të ardhur nga Shqipëria dhe shumë personalitete greke të jetës politike, fetare, ushtarake, midis tyre Mitropoliti i Konicës Andreas, një antishqiptar i tërbuar, i njohur për deklratatat e tij antishqiptare.
Panajot Barka, në komunën e Pogonias në bashkëpunim me Federatën Epirotase i kërkoi shtetit grek që të hedh në gjyq Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare, sepse sipas tij Shqipëria i kishte vjedhur Greqisë Isopolifoninë.
Më 25 Nëntor 2005, UNESCO e shpalli Iso Polifoninë Popullore Shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, e cila mbrohet nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara.
Kësisoj Barka bënte thirrje që Greqia të punonte që UNESCO ti hiqte Ison Labe Shqipërisë si trashgimi botërore kulturore të mbrojtur.
Vjen një ditë që disa ekstremistë grekë të nxitur nga Panajot Barka dhe të përkrahur nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe fetare të Greqisë, si Mitropoliti i Konicës, Andreas që kërkojnë heqjen e kësaj Iso Polifonie Shqiptare, madje e quajnë Iso Polifoni Greke.
Greqia dhe grekët pasi i kanë vjedhur ndër shekuj shqiptarëve bijtë e saj, traditat, kulturën dhe trojet, deri djathin e bardhë, tashmë duan t’i vjedhin edhe shpirtin e zërit.
Sipas historiani Llalla ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve.
Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir. Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Por Panajot Barka ka edhe një thagmë tjetër që nuk i është tharë ende boja.
Edhe pse ha e pi me paratë e taksave të shqiptarëve, Barka me mbiemër shqiptar, nuk e lidh dot gjuhën kur vjen puna për të fshirë nga ekzistenca shqiptarët.
Janë tashmë të njohura deklaratat e tij se; “Shqipëria e Jugut nuk ka ekzistuar kurrë”.
Dhe këto nuk i ka thënë në një kafene, pijshëm pas gotës së dytë të uzos, por në faqen zyrtare të Universitetit Publik të Gjirokastrës, në një material filmik ku sipas tij “Zona e Epirit, Gjirokastra dhe jugu janë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”, nje video propagande e cila vazhdon te jete prezente ende edhe sot ne faqen zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës: http://www.tmimaellargyr.com/al/page47.html
Cili lob e ktheu si pedagog Panajot Barkën e shkarkuar nga detyra për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe a është i paguar ky personazh tipik antishqiptar nga Fondi Sekret Grek për të destabilizuar Shqipërinë, kjo është pjesë e një dyshimi të arsyeshëm që mund të merret si indicie nga Prokuroria, për të nisur hetimet ndaj tij dhe kujtdo që paguhet për të dëmtuar interesat e Shqipërisë.
Nëse Shqipëria do kërkojë të jetë një vend sovran i cili mbron interesat e saj, duhet të marrë edhe njëherë parasysh vlerësimin dhe radikalizimin e Kodit Penal kur flitet për “Tradhti Kombëtare”.
Ndryshe personazhe si Barka apo mbetjet panheleniste që hanë bukën e shqiptarëve por që proklamojnë ndarjen dhe destabilitetin e Shqipërisë, do të jenë gangrena e këtij vendi.
Dhe për ta shpëtuar njeherë e mirë këtë vend nga kjo gangrenë, duhet shkurtuar gjymtyra e kalbur, qoftë edhe me kosto në marrëdhëniet që duken jo fort fair play midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ashtu sic shihet edhe ne foton me siper, disa herë Panajot Barka ka marrë pjesë në aktivitetet antishqiptare të ashtëquajturën Autonomia e Veriut të Epirit, ai ka mbështetur kauzën e Babis Karathanos për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Janë të njohura takimet e shpeshta që ka bërë Barka me antishqiptarin e tërbuar Mitropolitin e Konicës Sebastianosin. Këto Panajot Barka nuk mund ti mohojë sepse janë të dokumentuara.
Me date 16 Dhjetor 2018 Panajot Barka i cili është shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Eqerem Çabej u ndal në doganën e Kakavies me rreth 100 libra të propagandës antishqiptare.
Vetë Barka e ka mohuar një gjë të tillë dhe po ashtu edhe Universiteti eshte distancuar nga veprimet antishqiptare te tij (Foto deklarata e universtiteti).
Ende në kujtesën tonë është ngjarja ku policia e Janinës ndaloi dy shoferë të MPJ të Shqipërisë dhe gjykata i dënoi me mbi dy vite burg, vetëm se po transportonin disa dhjetëra libra që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Më këtë veprim Greqia tregoi se funksionon si në shekujt VIII-XIX, kur përndiqeshin shqiptarët që mësonin nga një gërmë të gjuhës shqipe.
Ndaj profesor nxirre barkën tënde nga ky gjol se baltovina e shpifjes dhe gjirizi i gënjeshtrës do të të thithin në gropë e të marrin frymën.
Do qe e udhës që Panajot Barka të na tregonte rreth leksioneve që ka marrë në fillim të viteve 1990 nga organizata ekstremiste greke SFEVA, PASIVA dhe Mitropoliti i Konicës, Sebastianos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.
Shpresojmë që Panajot Barka të dënohet në bazë të ligjit dhe jo të falet ashtu siç ka ndodhur me Fredi Belerin i cili na përdhosi simbolet kombëtare dhe nuk u dënua asnjëherë./ZgjohuShqiptar.info