Lajcak flet sërish për dialogun Kosovë-Serbi, ka disa fjalë rreth rifillimit të bisedimeve

Përfaqësuesi special i BE’së për dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak, në ditën e tij të parë të punës në Bruksel, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor,

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai e ka quajtur këtë një bisedë shumë konstruktive.

“Ne patëm një bisedë konstruktive për situatën në rajon dhe procesin e integrimit evropian,” ka shkruar Lajçak në profilin e tij në Twitter.

Sa i përket dialogut Kosovë Serbi ai ka thënë se të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet, por fillimisht situata me koronavirusin duhet që të lejojë një takim fizik.

“Këtë herë, ne duhet ta çojmë dialogun, duke arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë dhe do të normalizojë atmosferën jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të gjithë rajonit,” tha Lajçak.

Në fund ai thotë se BE vlerëson se ‘koha, agjenda dhe shpejtësia e dialogut’ janë ‘në duart e Beogradit dhe Prishtinës’, dhe se përfaqësuesi special po punon për krijimin e kushteve për rifillimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT