‘Legalizimi i kanabisit’, Mediu: Nuk dua që Shqipëria të jetë ekonomia e drogës

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje me legalizimin e kanabisit.
Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh se Shqipëria ka probleme me shtetin ligjor, prandaj një legalizim i tillë do të nxiste një ekonomi të drogës dhe do të shtonte problemet me sigurinë.
‘Shqipëria është kthyer në një kanal të drogërave të forta. Lidhjet tona kanë shkuar deri në Amerikën latine. Grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë të fuqishme. Dhe unë nuk dua që vendi ynë të konsiderohet si ekonomia e drogës. Duke mos pasur një shtet funksional dhe ligjore, ky proces do të nxiste grupe me interes të caktuar dhe do të shtonte problemet që kanë të bëjnë me sigurisë dhe ekonominë’, tha Mediu.
Më tej, ai shtoi se ka informacion që Shqipëria po kanalizohet sërish për të gjeneruar para për grupet kriminale.
‘Ka pasur zëra nga mazhorancë që të futemi në vendet që e lejojnë prodhimin e kanabisit. Ne nuk kemi pushtet gjyqësor, nuk kemi parlament, kemi vetëm një qeveri që drejtohet vetëm nga një njeri. Si mund të funksionojnë një çështje kaq problematike kur kanë probleme edhe vendet me të zhvilluara e të disiplinuara. Pra nuk mendoj duhet legalizuar. Kjo ide shtyn grupe të caktuara që të prodhojnë pasivisht kanabis. Ka info që Shqipëria është kanabizuar sërish për të gjeneruar para që nuk shkojnë te qytetarët. Të gjitha