Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, BE lë vetëm qeverinë: Nuk jemi të përfshirë!

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.
Në një reagim në Twitter, zyra e BE shkruan:
“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore. Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.
LEXO EDHE: Rama paralajmëron: Gati drafti për kultivimin e kanabisit, kemi një vit që punojmë
Following several media requests, we want to clarify that the European Commission and the EU Delegation have not been involved in preparation, drafting or consultation of draft reports concerning plans for cultivation and legalization of cannabis for medical purposes in Albania.
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 9, 2020