Legalizimi i kanabisit, Rama zbulon me kë po konsultohen

Në një komunikim online me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e bërë gjatë konferencës për Ditën e Europës, krah ambasadorit Luigi Soreca.

Rama tha se kanë gati draftin për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë. Sot Rama ka përjashtuar në këtë mes BE-në, ndërsa theksoi se janë duke u konsultuar me ekspertë të fushës të vendeve që e kanë marrë një nismë të tillë.

“Nuk e tha askush këtë as unë, thjeshtë iu përgjigja një pyetje që u bë në një konferencë. Nuk ka asnjë vlerësim të posaçëm për të bërë në këtë rast. E vërteta është se nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE për këtë projekt. Konsultimet i kemi bërë dhe po i bëjmë me ekspertë të fushës në disa vende, ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit por futjes në jetën ekonimike të përpunimit të kanabisit mjekësor”, tha Rama. /abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT