Manastirliu zbulon fazën e dytë të hapjes: Do të zgjerohet fasha orare pas 2 javësh! Çdo ndodhë me urbanët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se pas dy javësh mund të zgjerohet fasha orare e cila aktualisht është deri në orën 17:30.
Kjo sipas ministres do të bëhet pasi të vlerësohet situata gjatë këtyre 2 javëve dhe më pas do të mund të vijohet me fazën e dytë të rihapjes.
“Në jemi në fazën e parë të rihapjes të hartuar nga ekspertët. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera të rihapjes. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes.
Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat. Orari deri në 17: 30 është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet. Kjo fashë po vlerësohet për tu zgjeruar. Në moment që ne do të kemi këtë vlerësimin 2 javor atëherë të bëhet e mundur dhe zgjerimi i fashës orare”, tha Mnastirliu për news 24.
Sakaq ajo ka folur dhe për transportin urban ku tha se është një vendim i vështirë pasi ka rrisk të lartë të përhapjes së pandemisë. “Është një shqetësim edhe për ne. Nga ana tjetër duhet konsideruar se transporti urban është me risk të lartë. Jemi duke u konsultuar me ekspertët dhe shpejt do kemi hapje të transportit urban”, shtoi ajo.