Meta: Me apo pa konsensus, do shpall datën e zgjedhjeve të ardhshme! Le të futet kush të dojë

“Nëse kodi zgjedhor nuk miratohet me konsensus, zero çelje negociatash me Shqiërinë me BE-në”, deklaroi presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për reformën zgjedhore brenda 31 majit. “Si presidenti i Shqipërisë kam respektuar institucionet e Kosovës, duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. Së dyti, cështja e Kodit zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndje në media që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe ta mbyllin me 31 maj me konsensus ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE-ja dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë do të firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë. Pavarësisht se do të jetë i pamjaftueshëm për atë që pritet, pasi serioziteti do të verifikohet në terren” tha ai.
Por kreu i shtetit deklaroi se me firmosjen e dekretit për zgjedhjet nuk do të ketë kthim prapa, dhe se për këtë akt nuk do të konsultohet me asnjë parti. “Mezi e pres mbylljen e reformës brenda 31 majit, mirëpres dakordësinë mes qeverië dhe opozitës. Do të ishte turp nëse nuk respektohen rekomandimet e ODIHR”, tha kreu i shtetit.
”Ju keni shqetësimin se çfarë ndodh me Kodin Zgjedhor. Duke qenë se unë jami parashikueshëm. Siç ju kam thënë vjet këtu, që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale, Shqipëria ngel në klasë në tetor, merr në qafë Maqedoninë e Veriut, se është kriteri i Kopenhagenit, se ato ekzistojnë në Bruksel. Dhe u rritën kushtet.
Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, cicërimat që ka progress për Këshillin Politik. Ta duartrokisni këtë
Do e firmos atë consensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me consensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me consensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.
Nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet me konsesus, 0 çeljesh negociata me BE. Jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Përgjegjësia do jetë e atyre që. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë në zgjedhje.”- tha Meta.