Meta reagon sërish për Teatrin: Europas s’është thjesht euro, por në radhë të parë kulturë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri për Teatrin Kombëtar dhe VKM-në e fundit që e kalon godinën dhe truallin nga pronësia e Ministrisë së Kulturës në Bashkia e Tiranës.
Meta thotë se Europa nuk është vetëm euro, por kulturë, vizion, trashëgimi kulturore.
“Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë kulturë, vizion dhe trashëgimi kulturore!”, shkruan Meta.