Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë. Opozita e Bashkuar të japë…

Presidenca zbardh takimin e kreut të shtetit Ilir Meta në Pallatin e Brigadave, me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT