Ministrat shqiptarë nuk i ndjek askush në Instagram, nuk ka interes për aktivitetet e tyre (FOTO)

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe vitit 2017, Partia Socialiste e Edi Ramës, arriti që të merrte shumicën e votave të popullit.
Prej 7-vitesh Rama është kryeministri i vendit, e në krah të tij janë edhe ministrat e zv. ministrat.
Në qeverinë Rama, numri i ministreve femra është i barabartë me numrin e ministrave meshkuj, përjashtuar kryeministrin.
Ndërkohë gjatë këtyre viteve ka patur edhe ndryshime në kabinet, ku kreu i qeverisë ka marrë vendimet për të hequr një ministër e për të vendosur një tjetër.
Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, çdo ministër ka një profil në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto apo video të ndryshme nga aktivitetet e tyre në punë.
Edhe pse janë njerëz me pushtet, që marrin vendime të rëndësishme për vendin tone, duket se populli nuk ka aspak interes për aktivitetet e tyre.
Kjo vihet re pikërisht te numri i ndjekësve që ata kanë në “Instagram”. Për shembull, ministri i Jashtëm Gent Cakaj, numëron 7.145 ndjekës.
Për më shumë shfletoni fotogalerinë:
Ministrja e Financave Anila Denaj – 1.427 mijë ndjekës.
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, numëron 7.145 ndjekës.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini – 33.7 mijë ndjekës.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi – 1.202 ndjekës.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali – 25.4 mijë ndjekës.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti – 4.489 ndjekës.
Zëvendëskryeministri Erion Braçe – 23.1 mijë ndjekës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu – 39.6 mijë ndjekës.